Maks Haxhia: Do ta çojmë hartën e re gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese

Avokatët kanë dalë paraditen e sotme në protestë para Këshillit të Lartë të Gjyqësorit kundër hartës së re gjyqësore.

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka bërë të ditur hapin e radhës që do të ndiqet, duke siguruar që çështja do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ne ju sigurojmë që harta do krijojë problematika dhe nuk do të jetë e arritur, ju falënderoj për pjesëmarrjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi paraqitur argumente që drejtësia të jetë e realizueshme dhe qytetarët të kenë akses. Kemi propozuar shumë variante që janë të realizueshme dhe rezultatet janë bindëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do ta dërgojmë në Kushtetuese, ai është hapi i fundit, jemi juristë.

Kemi një kuadër ligjor që përbëhet nga ligji për avokatët dhe ju siguroj që çdo hap i hedhur është konform legjislacionit”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?