Mal Berisha: Vjosa Osmani nuk besoj ta harrojë Mitrovicën
Nga Mal Berisha/
Kthim në Mitrovicë pas 10 vjetësh
Të dashur ish kolegë të UNMIK–ut që punuam në Kosovë nga viti 2000 deri në vitin 2009!
Dje, pas pjesmarrjes në varrimin e të ndjerës Sanije Huli, bijë e Kosovës nga Istogu, të cilës serbët i patën vrarë djalin, vajzën dhe dhëndërrin, duke e lënë me duar në gji, pa asnjë pasardhës, vendosa të kaloja Urën e Ibrit për t’ju kthyer kujtimeve të trishta të Mitrovicës aty ku pamë me sy, ndjemë me zemër dhe u bëmë dëshimtarë të barbarizmave shekullore serbe të ushtruara ndaj popullit tonë.
Në veri të qytetit asgjë nuk kishte ndryshuar. Gjykata ishte e njejta, e shkretë, e gatshme për të bërë…”drejtësi”. Ajo ruhej nga policë serbë. Kaosi ishte shtuar. Ura kryesore është “zbukuruar” për të mos funksionuar. Ca artistë të huaj bënin grafite në një mur. Në majë të një mali valvitej një flamur serb. Makinat mbanin targa serbe me KM ose BG dhe rrallë ndonjë edhe targa të Republikës së Kosovës. Simbolet serbe valonin ngado të kaloje
Mitrovica, as e ndarë as e bashkuar!
Një lajm: Ajo vajza e Mitrovicës, Vjosa Osmani, që u bë pjesë e ekipit tonë ndërkombëtar të UNMIK, e cila në atë kohë kur filluam punë ne nuk ishte as njëzet vjeçe dhe i kishte përjetuar të gjitha tmerret e luftës, konkuron të bëhet Kryeministre e Republikës së Kosovës. Nëse ia arrin, besoj se ajo nuk do të cedojë të mbrojë jo vetëm Kosovën por edhe qytetin e saj të lindjes nga kjo ndarje kaq e padrejtë.
Let’s be proud anyway!

KOHA JONË SONDAZH

