Malaj: Arsimi, ekonomia dhe punësimi, shtyllat e LSI-së për daljen nga kriza
Arsimi, ekonomia dhe punësimi, janë shtyllat e LSI-së për daljen nga kriza. Kështu thotë ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj. Sipas saj, njerëzit sot kanë humbur besimin të klasa politike dhe ndjehen të pashpresë.
”Situata po bërtet, sot ka ardhur momenti për t’i dhënë disa zgjidhje problemieve. Nëse nuk investojmë për arsimin nesër do të jetë shumë vonë, prioritet i LSI-së. Mësuesit e ndjejnë sot gjithë kalvarin e mundimeve që kemi kaluar në ’97. Mësuesi duhet të ketë një status, që të vendoset në ligjin e arsimit parauniversitar. Kemi situatë të tmerrshme në fushën e ekonomisë, turizmi në prag të degradimit, qeveria duhet të kishte marrë disa masa. Njerëzit sot kanë humbur besimin të klasa politike dhe ndjehen të pashpresë. Arsimi, ekonomia dhe punësimi janë shtyllat e LSI-së për daljen nga kriza”, tha Malaj në ”A2cnn”
Vendimin për mbajtjen e maskave, Malaj e sheh si heqje të vëmendjes nga problemet më të mëdha që ka vendi, ndërsa akuzon qeverinë se ka mbyllur sytë dhe veshët dhe vijon propagandën me premtime të pambajtura.
”Vendimi i maskës heq vëmendjen nga problemet më të mëdha të vëndit që nga naftëtarët që luftojnë për të drejtën e tyre shteti ka detyrim ligjor t’u pëprgjigjet punonjësve dhe kalvari i mundimeve nuk mbaron këtu. Situata nuk është vetëm për maskë por edhe për oksigjen. Jetojmë në ditë të vështira ku qeveria ka vendosur të mbyllë veshët dhe sytë dhe të vijojë me propagandën premtime të pambajtura ose gjysmake, qeveri që bën vetëm make up dhe luan me qytetarët në emër të pushtetit. Sistemi ka dalë i paaftë për t’u menaxhuar qeveria ka zgjedhur qasje të gabuar. 70% e qytetarëve në zonat urbane nuk e mbajnë maskën. Çështja e maskave më kujton vajgurin, por mungonin fitilat. Janë 40% e familjeve që marrin rroga minimaliste që e kanë të pamundur të pajisen me maska dhe e kanë të detyruar të paraqiten me maska”,- tha më tej ish-deputetja e LSI-së.