Malaj: Debatet në PS nuk dëmtojnë qeverisjen

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruar sot se mund të rikthehet në të ardhmen në politikë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Malaj ka folur për situatën aktuale në Shqipëri, ekonominë, koncesionet etj.

Duke u ndalur tek politika, Malaj tha se këto vite janë bërë hapa mbrapa për lirinë në parti.

“Debatet partiake nuk e dëmtojnë qeverisjen e një vendi. Këto vite kemi bërë hapa mbrapa për sa i përket lirisë në parti. Në PS po mundohen të mbyllin debatet e brendshme. Në të ardhmen mund të rikthehem në politikë, jo vetëm nëpërmjet PS”, ka thënë Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sa i përket çështjeve ekonomike, Malaj tha se për rritjen e ulët ekonomike kanë ndikuar disa faktorë, një prej tyre rënia e remitancave. “Shqipëria ka eksperienca negative për koncesionet. Taksa-paguesit shqiptarë po paguajnë për koncesionet. Rritja ekonomike për 2016, parashikimet jo optimiste”, tha Malaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?