Rama: S’ka më derdhje të ujërave të zeza në det!
Në një takim për bilancet e sezonit turistik veror 2023, kryeministri Edi Rama ndër të tjera është treguar i prerë me bizneset në vijat bregdetare. Rama tha se sezonin e ardhshëm s’do tolerohet asnjë biznes që do derdhë ujërat e zeza në det apo në liqenin e Pogradecit.
”Derdhje ujërash të zeza në det e në liqenin e Pogradecit, nuk do ketë më. Kjo bëhet duke u thënë shumë qartë jo vetëm me fjalë. por edhe me një akt të menjëhershëm ligjor por edhe me task forcë. Ata që kanë hotele restorante-kafene, që epoka e gropës mbaroi.
Do investosh për derdhjen e ujërave të zeza. Është bërë edhe studimi sa kushton, është një kosto e përballueshme, s’po them që tu vëmë kufirin banorëve për banesat, shtëpitë që kanë gropat skeptike se do ishte e padrejtë.
Kostoja do ishte e papërballueshme, s’janë ata ndotësit më të mëdhenj. Ujërat e kristaltë të Maldiveve të Europës i ndotin ata që na ballë i vënë hotelit 5 yje dhe nga mbrapa i lëshojnë komunitetit mbetjet e yjeve. Nuk mund të vazhdojë”, tha Rama.