Mali i Zi anëtar i NATO-s, Rama: Lajm i shkëlqyer

 

Kryeministri Edi Rama përshëndeti ftesën e NATO-s për anëtarësim drejtuar Malit të Zi, vendim i cili u mor në Bruksel në Ministerialin e vendeve anëtare të Aleancës.

Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Rama, pasi uron Malin e Zi për këtë arritje, shprehet krenar për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria i ka dhënë shtetit fqinj në këtë proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një lajm i shkëlqyer, ftesa e Malit të Zi për anëtarësim në NATO. Ne jemi krenarë për mbështetjen që gjithmonë i kemi dhënë fqinjëve dhe miqve tanë të mirë në këtë proces”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?