Mali i Zi pranë ”Open Balkan”, Paskal Milo: Po e vë Kosovën në pozicion delikat
Orientimi i Malit të Zi drejt ”Open Balkan”, sipas ish-ministrit të Jashtëm Paskal Milo, po e vë Kosovën në një pozicion paksa delikat. Për të është koha ajo që do të provojë nëse qëndrimi i kryeministrit Albin Kurtit në raport me nismën është ai i duhuri.
”Në nismën e ”Ballkanit të Hapur” po shkon edhe Dritan Abazoviç. Kosova mbetet jashtë kësaj nisme për arsye të dyshimeve që ka shfaqur që në krye të herës për misionin e kësaj nisme. Kosova vazhdon të ketë një qëndrim të vetin. Koha do ta provojë sa i saktë është qëndrimi i saj: është i mbështetur në argumente apo është qëndrim inatçor.
Nuk jam i bindur nëse kjo politikë do të mund të prodhojë ndonjë rezultat pozitiv në arritjen e objektivave finale për integrimin e ndërsjellë. Fakti që edhe Mali i Zi u bashkua është një tregues që e lë qeverinë e Kosovës në një pozicion paksa delikat dhe kritik”,-thotë Milo.