Maliqi: 25 Prilli është i largët për shëndetin mendor të Ramës. E ke dh…. aq shumë, saqë edhe vetë ke turp kur kërkon një mandat të tretë

Deputeti opozitar Lefter Maliqi ka reaguar ashpër ndaj shfaqjes së dhuruar nga kryeministri Edi Rama në punimet e Asamblesesë së PS-së.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka një lutje për Spitalin Psikiatrik, më të afërtin të mundshëm, që ta marrë të ashtuquajturin Kryeministër të Shqipërisë, Edi Rama, sepse 25 Prilli është i largët për shëndetin e tij mendor.

Reagimi i Maliqit

I lutem Spitalit Psikiatrik, më i afërti i mundshëm, merreni të ashtuquajturin Kryeministër të Shqipërisë, Edi Rama, sepse 25 Prilli është i largët për shëndetin e tij mendor.

Pasi ndoqa asamblenë e Rilindasve, jo socialistëve, kam një pyetje që do ta bënin të gjithë shqiptarët sot: Çfarë kishte Kryemafiozi që po i mbahej fryma teksa fliste, nga se vuan, përveçse nga mendja?!

Fole 2 orë dhe i rraskapite shqiptarët, njësoj si 8 vitet që u shkatërrove Shqipërinë.

E nise me bilancin e punëve o i Marrë Fund, po për cilat punë e ke fjalën o i Zi?!

Sot the që ke punësuar 132 mijë shqiptarë, por a nuk ishe ti që premtove në 2013-ën 300 mijë vende pune, vetëm për një mandat?!

E ke dh…. aq shumë, saqë edhe vetë ke turp kur artikulon kërkesën për një mandat të tretë.

Dhe për të mbuluar këtë siklet, sot arrite të lajthisësh me premtimet që bëre; 3 aeroporte, 4 porte,  trena elektrikë, rrugë ballkanike etj etj.

SA TURP!

Ti o Kryemafioz, jo vetëm që nuk bëre asnjë punë për këtë vend, por grabite edhe paratë e atyre të ‘shkretëve’ që i la tërmeti pa shtëpi, dhe sot pas një viti, nuk u ke ngritur një çati të vetme o shpirtzi, se edhe kriminelët më famoz kanë pasur qasje humaniste.

Sot, mblodhe asamblenë për të folur për PS-në, apo për LSI-në o Kryemafioz?

Nuk qeverisi LSI dhe PD gjithë këto vite, qeverise ti me Rilindjen që kriminalizoi vendin deri në pikën e fundit o Kryemafioz.

Ta them unë pse ia dedikove asamblenë LSI-së; Sepse të ka futur tmerrin fitorja spektakolare e Opozitës së Bashkuar; por edhe sepse ti sot, nuk kishe për çfarë të flisje tjetër, sepse nuk ke asnjë bilanc punësh për shqiptarët, nuk ke bërë asgjë o i Marrë Fund, dhe ç’të bëje, aktrove me fjalë e gjeste që diagnostikojnë një të çmendur, dhe jo një njeri normal, e aq më tepër një Kryeministër.

Ti vetëm ke vjedhur, ke grabitur, e ke zhytur vendin në korrupsion, e ke bashkëqeverisur Shqipërinë me bandat, me oligarkët, ata janë pronarë, ti je administrator.

Ti Kryemafioz, nuk e duron dot koalicionin PD-LSI, sepse ti aleatët e vetëm ke krimin dhe oligarkët, dhe me ata, e di shumë mirë që je i humbur e i dërrmuar fare, prandaj do të përçash Opozitën e Bashkuar.

Doja të bëja një bilanc më të gjatë të lajthitjes tënde sot, në Asmablenë e Rilindjes së Turpit, por nuk ia vlen…

Shihemi në 25 Prill, nëse deri atëherë nuk të merr Spitali të cilit i bëra lutjen e veçantë.

P.S Sot, nuk arrite ta fshehësh dot, pavarësisht aktrimit të shëmtuar, humbjen e madhe që do pësosh për disa muaj, dhe ti këtë po e ndjen deri në palcë…

SHKARKO APP