Maliqi: Aktrim i paparë i kryeministrit, edhe prift, edhe hoxhë! Zoti na ruajt prej tij!

Nga Lefter Maliqi

Kryeministrin edhe prift s’e kishim imagjinuar! Aktrim i paparë, s’po le role pa luajtur si nëpër filma. Herë si kryeKÇK, herë si piktor, herë si kryeprokuror, herë si kryepolic, herë si kryebashkiak, herë si babagjysh, herë si Pjetër Mustakuqi, herë si lypsar, herë si hoxhë e herë si prift. Puth plaka e pleq, puth femijë, u bërtet qenëve nga frika mos e kafshojnë, i bërtet lali Erit të lyejë shkallët, u thotë kryebashkiakëve blini kuaj, u thotë ministrave nxirrni lot në parlament e media etj., show pa fund.

Boll pamë filma çdo orë e çdo ditë në kanalin e famshëm ERTV me lidhje paralele me të gjitha mediat shqiptare si me magji.

Zoti e shpëtoftë Shqipërinë nga ky aktor i famshëm dhe ky kanal televiziv ERTV si sëmundje ngjitëse në trupin e televizioneve shqiptare. Për festat e fundvitit do e shihni si babagjysh i vitit të ri me gishtin e mesit përpjetë.

 

SHKARKO APP