Maliqi: E kujt është makina blind e Ramës? Bandat po vrasin njëri-tjetrin
Deputeti Lefter Maliqi në interperlancën me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj në lidhje me sigurinë dhe rendin në vend, tha se Policia e Shtetit po bën show me aksionet ”Anti-KÇK”. Lefteri e ka pyetur ministrin lleshaj lidhur me “Lincolin” e blinduar që u përdor dy ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.
“Ç’mund të na thoni ju për reportazhin e Rai3? Vendi është nxirë gjithandej, bandat rivale po vrasin njëri-tjetrin, ku e keni marrë këtë KÇK-në? Do i vëjnë shiritin ndonjë të afërmi deputeti? Të kujt e kishte mjetin e blinduar kryeministri Edi Rama? Ligji-antimafia e kishte të qartë, pse kishte nevojë për një ligj të ri?”.
Nga ana tjetër, Maliqi ka bërë një denoncim të fortë në Kuvend. Ai tha se kriminelët drekojnë e darkojnë me politikën, teksa shkoi edhe më tej me akuzat për kanabisin dhe zonat ku kultivohet. ”Po të dojë shteti, për një muaj vihet rendi në Shqipëri. Po të mos hanë e pinë këta me kriminelët. Unë kam të dhëna që në Kukës e tutje dhe në jug kultivohet kanabis, pasi të emëruar janë partiakë, madje dhe me kryepleqtë e kanë zgjidhur”.
Maliqi dhe kolegët e tjerë të opozitës kanë kërkuar interpelancë me Ministrin e Brendshëm për çështjet e krimit në vend për kanabisin për dhunën policore që është ushtruar ndaj disa banorëve të Astirit, për çështjet e azilkërkimit dhe për ngjarjet e pazbardhura kriminale.