Maliqi i drejtohet Ramës: Ka filmime. Do ta nxjerr lakuriq siç është, u hapën letrat

Deputeti Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha dje në Kuvend se deputeti i opozitës ishte i vetmi që nuk kishte votuar për veten.

Në një prononcim për mediat  jashtë kryesisë së Kuvendit, Maliqi me tone të ashpra ka bërë deklarata të forta, ndërsa e ka cilësuar Ramën “demon”.

Maliqi tha se ka filmime kundër Ramës.

Sot është një ditë e zezë për demonin e dukur të djallit të beut të Surrelit sepse mbrëmë PE miratoi amendamentin për 15 kushtet, ku ndër më kryesoret janë dënimi i krimit zgjedhor, lufta kundër korrupsionit. Për shqiptarët dhe socialistët e ndershëm është ditë zie sepse ka ikur një ndër figurat më të rëndësishme Moikom Zeqo dhe familjes së tij i shpreh ngushëllimet. Unë jam këtu, për këtë frikacak, kam bërë dy interpelanca rresht me ministrin. Ai nuk pranoi të dilte përballë. Dje foli në mungesën time, duke parë që nuk ishte në rreshtin e tij, njolla e zezë e kësaj figure, siç shiti Tahirin, Kokëdhimën, e Dakon. Nëse është burrë, sot nis deklaratat për të, pasi do e nxjerr lakuriq atje para Kuvendit siç është. Mos të kujtojë se ka vdekur Prifti dhe s’ka më kaseta. Filmimet dhe kasetat te Dashi i Pezës nuk mungojnë.
Dua t’i them se ai i infiltruari që ka qenë në grupin e zjarrit dhe ka qëlluar, duhet të hetohet. Paketorin e ke aty o palaço. Paketorin që vjedh paratë e shqiptarëve. Drejtorin e burgjeve e ke po aty. Ky njeri që kërcënoi me mesazhe zotin Basha ka frikë nga koalicionet. E vetmja mënyrë është grisja e marrëveshjes në Ambasadën Amerikane. Jo këta po çfarëdo partie të krijojë nuk fiton dot përballë shqiptarëve të ndershëm. Për t’i dhënë edhe një përgjigje edhe më të sinqertë, dhelprën me dy koka e di shumë mirë ai. Është shprehja e tij në një grup të madh pazarxhinjsh. Do t’ia them të gjitha ballë përballë. Tani u hapën letrat. Është mosmirënjohës. Ky njeri duhet të marrë fund. Ky nervi im është i sinqertë, i drejtë. Ku të dojë të përballet, në votë dhe parlament. Mos t’i duket se është trim, se aktron dhe me ju, bën batuta, batuta krimi. Është kriminel, është sharlatan, një belkëputur. Kujton se do blejë vota”, deklaroi Maliqi.

SHKARKO APP