Maliqi i drejtohet Ramës: Vjeshta po vjen dhe populli vendin shumë shpejt po ta tregon!
Nga Lefter Maliqi
Shqiptarët do e përjetojnë rrëzimin e Ramës me të njëjtin emocion si rrëzimin e bustit të atit të tij shpirtëror. Në këto 7 vjet pse jemi varfëruar? Pse jemi vendi më i rrezikuar me një Qeveri të dështuar? Pse jemi të pasigurt ku krimi bën kerdinë (vrasje, krime horror, grabitje, vjedhje, trafiqe, gjobëvënie, tritol etj? Pse jemi me demokraci të deformuar dhe pluralizëm të rrënuar? Pse jemi shpopulluar? Pse droga, krimi, papunësia janë shtuar? Pse jemi me integritet e sovranitet të cenuar? Pse futen duart e cenohet kushtetuta pa u konsultuar? Pse jemi vendi më i infektuar dhe rrjedhimisht më i izoluar? Pse jemi i vetmi vend me mbi 2 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë? Pse janë institucionet të kapura dhe zgjedhjet lokale moniste një partiake? Pse i kemi zgjedhjet të rrezikuara? Pse autorët e krimit elektoral nuk denohen? Pse pronat, teatri, gjykatat janë shkatërruar? Pse taksat, gjobat janë shtuar? Pse krimi, bandat, oligarket janë ortakë dhe mbrohen nga ju? Pse borxhi publik është shumëfishuar? Pse shqiptarët lihen në mëshirë të fatit 5 dite ne kufi me Greqinë njëlloj si në mesjetë? Këtë vend kush e ka mallkuar, pse janë ende të nënshtruar? Kur do shpëtoni nga ky i degjeneruar. Kur do e rrëzoni këtë të shkalluar, këtë aktor të maskuar, këtë tradhtar e mëkatar të shfrenuar. O Zot të qofshim fal, nëse ti e fal këtë mëkatar, jepi forcën popullit ta ndëshkojë këtë Katran. Vjeshta po afron kjo stinë o i marrë të tmerron, po të vjen dita kot po gëzon dhe ëndërron, uragani popullor nuk ndalon, vendin shumë shpejt po ta tregon?