Maliqi i kthehet Ramës: Ku ka virus më të tmerrshëm se ti! Covid-19 nuk është asgjë krahasuar me tmerret e babëzinë tënde për pushtet

Nga Lefter Maliqi

Rampalla – Vala e dytë e Koronavirusit do jetë më agresive?!

Nga e di ky shejtan-budalla? Ç’nuk i shpik truri? Le që i varfërove shqiptarët, po dhe atë pak liri që u ke lënë, do ua marrësh.

S’thonë kot! Një i çmendur gjithë vendin çmend. Ti karantinohesh në bunkierin tënd disa qindra milionësh dhe nuk e vret mendjen se s’ke për të paguar as shpenzime as kufizime e kokëçarje të përditshme si gjithë familjet shqiptare.

Po që koronavirusi i ka qejf bunkerët, e ke dëgjuar ti? Mblidh ke ç’ke dhe futu në studio më mirë, se tek arti është selektiv ai, korona nuk gjen karar. Pas gjithë asaj Italie, të jesh i sigurt se nuk u qaset pikturave të tua.

Profetizon një pandemi akoma më të madhe e harron se kjo trishton dhe fëmijët në bark të nënës. Po ku ka virus më të tmerrshëm se ty. Covid-19 nuk është asgjë krahasuar me tmerret, mllefet, babëzinë e etjen tënde për pushtet.

Po përpiqesh të bësh aleat Covid-in po dhe virusi është më i pastër se ty. Për më i zgjuar dihet. Ka vendosur mos të përdoret prej teje se dhe virusi ndihet i fyer nga një i marrë e i verbër si ti. We don’t need a lockdown, we need to kick you down?.

SHKARKO APP