Lefter Maliqi i kthehet Ramës: Kush do t’i sjellë 74 mandate? Çuko e Gjika që fute në burg, apo dy “parashkollorët” që do kthehen në Kosovë?!

Nga Lefter Maliqi

T’i thotë dikush Ramziut që 44-ës i duhen edhe 30 që të bëhet 74.
Sot, kryeministri ynë i kapitulluar, ka nisur të bëjë llogaritë e 25 prillit, dhe thotë se do marrë 74 mandate në zgjedhje.
Pse bën sikur nuk e di Ramziu, që edhe sondazhet e veta, që i ka pa hile, e kanë nxjerrë me 44 mandate?
Kush do ia sjellë 30 mandate Ramziut?
Çuko e Gjika që futi në burg; Qazimi e Dako që thyen qafën; manjaku i korrupsionit që ka deleguar në Shkodër; Ahmetaj e Gjiknuri që do t’i zërë rrjeta; apo dy “parashkollorët” që do kthehen në Kosovë?!
Sot, Ramziu urdhëroi të vetët që t’i sigurojnë 74 mandate, duke i kërkuar të punojnë fort.
Si të punojnë o ‘RAMEXIT’, si ato punët në dosjen ‘339’?!
Ajo që ti duhet të kuptosh o i Zi, është se; edhe ashtu po të punoni, prapë ju nuk fitoni.
PD ta çorri maskën dje, kur të zbuloi se kishe mbledhur bandat në Durrës, se i ke zënë edhe vendin Dakos tani, që punët të vazhdojnë njësoj, mos të hyjë i huaj mes jush.
Dhe mendon se bandat në terren dhe ti në parlament, me ligje kryekëput antidemokratike, do fitosh 74 mandate.
Presidentin mund ta izolosh me ligjin absurd që paralajmërove, por popullin nuk e izolon dot, se ta kthen bunkerin e Surrelit në qeli.
Edhe pse të gjithë organizmat ndërkombëtarë të thanë kujdes me ligjin e antishpifjes, ti paralajmërove dy ditë më parë që nuk je bërë pishman dhe do e çosh deri në fund.
Ke frikë o Ramzi, prandaj po lufton edhe mediet, se të nxjerrin përditë të palarat që nuk ka acid që t’i pastron.
Nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të përgatisësh fjalimin e lamtumirës dhe dorëzimit të pushtetit, jam i bindur që do e qash, por për të qarë nuk do bësh as socialistin më të përbetuar.
Të sugjeroj që fjalimin e lamtumirës, ta bësh vetë, mos ia jep Fugës, se fundi duhet të mbajë emrin dhe firmën tënde.
P.S; Opozita e Bashkuar = Mbi 100 mandate! 😂😂Me ëndërrimet e tua Ramzi, po na bën te hedhim valle.

SHKARKO APP