Maliqi: Jam për zgjedhje të menjëhershme! Rama t’i lërë mesazhet kërcënuese
Një orë zgjati takimi mes kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputetëve të opozitës parlamentare, por që nuk u arrit asnjë dakordësi për tre kushtet e opozitës parlamentare, listat e hapura, depolitizimin e administratës dhe votën e emigrantëve. Deputeti Lefter Maliqi ka paralajmëruar se do ta votojë marrëveshjen e arritur për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, Maliqi nënvizoi edhe se betejën për lista të hapura do ta vazhdojë. Ai u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama nuk fiton zgjedhjet qoftë me këtë sistem, qoftë me lista të hapura. Nga ana tjetër, Maliqi akuzoi se kryeministri Edi Rama i ka mbi 20 deputetë të opozitës së re për votimin e kodit të ri zgjedhor.
Deklarata
Ky nuk do as lista të hapura, ti lërë mesazhet kërcënuese nëpërmjet të tjerëve dhe te Lefter Maliqi. Lefter Maliqi nuk ka pyetur për kriminelë që sot janë me burgim të përjetshëm kur kam qenë drejtues policie dhe jo për një kriminel miliarder si punë e Ramës që hedh topin dhe fsheh dorën.
Ambasadorja të shikojë prapaskenën e këtij njeriu, sepse këta deputetë të opozitës së re, mbi 20 deputetë i ka pas dhe i ka në rresht. Rama nuk do as listë me sistem të hapur as marrëveshje që atë e kthen në minorancë. Unë jam për lista të hapura.
Unë do votoj, sepse votoj marrëveshjen e të gjitha palëve, të firmosur nga Hajdari dhe jam për zgjedhje të menjëhershme. Unë jam për marrëveshjen e realizuar, nëse duan lista të hapura edhe për lista të hapura jam dhe do ta vazhdoj betejën. Jam që vendi të kalojë sa më parë në zgjedhje, sepse timoni dhe tepsia e këtij kryeministri ka marrë fund. Nuk humb PS, por Rilindja, nuk fiton PD, por fiton opozita e bashkuar.