Maliqi: Kryerilindasi vazhdon të porosisë Gjiknurin “të bëjë tërmet”, pra të vjedhë vota hapur fare

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, deklaron se Edi Rama vijon duke dhënë porositë e tij për drejtuesit e PS-së që të vjedhin vota hapur fare.

Përmes rrjeteve sociale, Maliqi shprehet se pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të Ramës, qytetarët e ndershëm do votojnë për ndryshimin, sepse thotë ai, më 25 Prill do votojnë për veten dhe familjen e tyre.

“Ndërsa Kryerilindasi vazhdon porosit Gjiknurin të bëjë tërmet më 25 Prill, pra të vjedhë vota hapur fare, ne takojmë qytetarë të ndershëm që votën ia japin ndryshimit të madh. Pranë nesh afrohen qytetarët pa asnjë lloj interesi, sepse më 25 Prill do votojnë për veten dhe familjen e tyre. Berati është veshur i gjithi me uniformën e Opozitës së Bashkuar dhe më 25 Prill do të luajë vetëm për të fituar, dhe kupa i takon vetëm atij, sepse ne do punojmë për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo për qeveritarët dhe oligarkët. Të bashkuar për një qëllim, me 3 mandate e nisim me LSI-në!”, shprehet kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi.

SHKARKO APP