Maliqi në Kuvend për viktimat e tërmetit: Janë vrasje me paramendim

Kuvendi u mblodh këtë të enjte, një javë pas tërmetit tragjik. Deputeti Lefter Maliqi ka mbajtur një fjalim me tone tejet të forta në seancë, teksa ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhimin e pasojave të tërmetit, që sipas tij treguan tallje dhe përçmim në drejtim të qytetarëve.

Duke shprehur ngushëllimet për viktimat, Maliqi tha se kemi të bëjmë me vrasje me paramendim, ku politika, oligarkët dhe ndërtuesit kanë përgjegjësi direkte për pasojat e tragjedisë.

Deputeti tha se burgjet janë mbushur me të dënuar për 30 gramë hashash dhe ata që kanë lejuar dhe ndërtuar banesa pa standarde ende nuk janë thirrur të pyeten.

Duhet të mblidhen të gjitha dosjet, pasi kjo është një vrasje me paramendim dhe e organizuar, të lirohen burgjet nga ata të dënuar për 30 gramë hashash, dhe të mbushen me oligarkët, pse për lot është sot, që vini këtu dhe i derdhni, unë s’kam çfarë jap, vetëm nëse jap shpirtin. Kjo është politika e qelbur, vete kryeministri dhe ngre fëmijët si topa, i thotë rri pas zëvendësit të tij, nuk i jep dorën nëndrejtorit të policisë, çfarë Rilindi në Shqipëri?“,- tha Maliqi.

Sipas tij, shifra e parashikuar në Buxhetin e vitit të ardhshëm për rindërtimin është qesharake dhe një mënyrë shumë e mirë për të gjetur paratë do të ishte që të hetoheshin pasuritë e ministrave dhe ish-ministrave. ”Leje, babëzi, kush mban përgjegjësi për shkollat që u prishën, Emin Duraku dhe Sami Frashërit apo me show që lyen shkallët lali Eri doni t’i mbuloni të gjitha. Mirë do ishte që të binin dhe muret e këtij Kuvendi, por nuk thotë kot ajo shprehja popullore që nuk bie pika në…’‘,-tha i ndër të tjera Maliqi.

Pjesë nga deklarata e Maliqit

Për vitin 2020 janë 300 milionë dollarë vetëm për investime, vetëm kryeministria ka 10 milionë euro më shumë, por jo mo jo nuk është kjo vetëm, është babëzia, a e dini ju që këta që janë këtu pjesa më e madhe, kanë aq shumë të ardhura jo sa për 5 mijë apartamente por për 10 mijë. Po kjo është hetimi që nuk bëhet kurrë, pa hetoni njeherë dhe shihni se ku kanë shkuar lejet e ndërtimit. Leje babezi, kush mban përgjegjësi për shkollat që u prishën, Emin Duraku dhe Sami Frashërit apo me shoë që lyen shkallët lali Eri doni që ti mbuloni të gjitha. Mirë do ishte që të binin dhe muret e këtij Kuvendi, por nuk thotë kot ajo shprehja popullore që nuk bie pika në….

Duhet të mblidhen të gjitha dosjet, pasi kjo është një vrasje me paramendim dhe e organizuar, të lirohen burgjet nga ata të dënuar për 30 gramë hashash, dhe të mbushen me oligarkët, pse për lot është sot, që vini këtu dhe i derdhni, unë s’kam çfarë jap, vetëm nëse jap shpirtin. Kjo është politika e qelbur, vete kryeministri dhe ngre fëmijët si topa, i thotë rri pas zëvendësit të tij, nuk i jep dorën nëndrejtorit të policisë, çfarë Rilindi në Shqipëri?

Varfëria, fatkeqësitë, korrupsioni, çfarë nuk prunë këta në këtë vend, jo mor jo, po nuk i ra tërmeti në kokë ky nuk ikën. Ka çuar ministrin e Bujqësisë që të drejtojë gjithë shtabin, ku janë mo zyrtarët e lartë që drejtojnë operacionet, nuk ka rënë një pulari që shkon ministri i Bujqësisë. Unë vetëm një kazoniere mund të jap, po këta mund të japin miliarda, boll me mjekër si plak i moçëm, boll me çitjane në varrim, me çitjane te të rënët që kanë rënë dëshmor për këtë vend, ky është një turp.

SHKARKO APP