Maliqi: Ora finale po afron. Shpërndarja e parlamentit, domosdoshmëri jetike për demokracinë

Deputeti i pavarur Lefter Maliqi shprehet se shpërndarja e parlamentit është domosdoshmëri për fatet e demokracisë në vend dhe për mbrojtjen e Kushtetutës.

Në një reagim në facebook, Maliqi thotë se shpërndarja e këtij Kuvendi do të ishte akti më sublim për interesat e vendit.

Mesazhi i plotë i Lefter Maliqit:

Shpërndarja e parlamentit domosdoshmëri jetike për fatet e demokracisë dhe mbrojtjen e Kushtetutës

Me sa duket ora finale po afron, verdikti si gjithmonë që nga lashtësia deri tani do i takoj sovranit. Sovrani është ai që ka vendosur dhe ai qe do vendos tani. Do vlerësoja maksimalisht aktin sublim ne shërbim te interesave te Shqipërisë, te demokracisë, shpërndarjen e ketij parlamenti laraman, pa dinjitet dhe keqdashes ndaj interesave te shqiptareve e Shqiperise.

Nuk ka ndodhur dhe kam bindjen qe nuk do te ndodh as ne te ardhmen qe kuvendi i sovranit aty ku thirren burrat e mençur per ta cuar perpara Shqiperine tone te veproj me bindje ne sherbim te interesave oligarkike te nje grushti njerzish, prandaj shperndarja e parlamentit eshte e vetmja rruge per ta kthyer Shqiperine ne shinat e demoktacise, ne zgjedhje te lira e pluraliste nga Sovrani.

Gjithsesi si anëtar i ketij parlamenti jam munduar me sa kam pasur mundësi qe te denoncoj hapur cdo afere, uzurpim, mosqeverisje te grupeve te caktuara qe kane pushtuar qeverisjen e Shqiperise. Vlerësimin per kete e jepni ju te respektuar elektorat, popull, motra e vellezer qe si asnjehere tjeter jemi te rraskapitur e drobitur, te rrenuar e keqtrajtuar. Mos e humbni shpresen, ajo po vjen shpejt.

Dita e bardhe e zgjedhjeve po afrohet nxitimthi, prandaj me mençurinë, zgjuarsinë, ndershmerine tuaj, mos u mashtroni, mos u joshni nga aktrimet e Rilindjes por te jeni rreth bashkuar me opoziten shqiptare per te larguar kete te keqe te madhe. Sot si asnjeher tjeter nuk eshte betej per forcat politike por betej per mbrojtje e Kushtetutes dhe per Shqiperin Demokratike. Gjithmone me ju dhe zeri juaj, Lefter Maliqi.

Lexoni edhe…

Presidenca: Parlamentin do e shpërndajë populli. Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit

Meta informon Bashën: Do bëj çdo gjë për ta shpartalluar grushtin e shtetit

Basha: Jemi para një grushti shteti. Rama i ka bërë hesapet gabim, rotacioni është i pashmangshëm

Një shpjegim i thjeshtë i Grushtit të Shtetit të Rilindjes (FOTO)

“Edhe me tanke po erdhën për të më shkarkuar, do të marrin përgjigjen e merituar!”

SHKARKO APP