Maliqi: Populli është me Opozitën e Bashkuar, Kryerilindasit i kanë mbetur vetëm gomerët
Kandidati për deputet i LSI-së, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi përmes një reagimi në rrjetet sociale tha dje se Berati po e braktis kryeministrin Edi Rama.
Duke marrë krahasimin e Ramës, Maliqi shton se kryegomarit të Rilindjes do ia heqë populli samarin më 25 Prill dhe nuk do hyjë më në punë për asgjë.
“Populli është me Opozitën e Bashkuar, Kryerilindasit i kanë mbetur vetëm gomerët.
Berati do t’i japë humbjen më të thellë Ramziut. Të gjithë bashkë për ndryshimin e madh më 25 Prill.
Nisemi nga Berati me 3 mandate për LSI-në dhe i bashkohemi fitores historike të Opozitës së Bashkuar që do të marrë në dorë fatet e vendit për ta bërë Shqipërinë, Shtëpinë e vërtetë të shqiptarëve”, shprehet Lefter Maliqi.