Maliqi: Populli kërkon ndryshimin e madh dhe do votojë masivisht dhe historikisht Opozitën

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Beratit, Lefter Meliqi deklaron se populli kërkon ndryshimin e madh dhe do votojë masivisht dhe historikisht Opozitën e Bashkuar.

Përmes rrjeteve sociale, Maliqi shprehet se socialistët e ndershëm të Beratit do i bëjnë “të fala” Rilindjes më 25 Prill, me 3 mandate për LSI-në.

“Nga mëngjesi në darkë, jemi të gjithë bashkë, përditë e më të shumtë në numër.

Dëshmi e gjallë dhe e vërtetë (jo si manipulimet e Rilindjes), se Populli kërkon ndryshimin e madh dhe do votojë masivisht dhe historikisht Opozitën e Bashkuar.

Socialistët e ndershëm të Beratit do i bëjnë të fala Rilindjes më 25 Prill, me 3 mandate për LSI-në”, deklaron Lefter Maliqi.

Nga mengjesi ne darke, jemi te gjithe bashke, perdite e me te shumte ne numer. Deshmi e gjalle dhe e vertete (jo si…

Pubblicato da Lefter Maliqi su Martedì 13 aprile 2021

SHKARKO APP