Maliqi: Populli të marrë fatet në dorë, siç u shemb teatri ashtu të shembin parlamentin
Për deputetin Lefter Maliqi, me shembjen e teatrit, banditët e rilindjes i dhanë fund demokracisë dhe fillimit të instalimit të një diktature.
Një një intervistë për Ora News, ai shprehu bindjen se populli do marrë fatet në dorë dhe se ashut siç u shemb Teatri Kombëtar, ashtu do të shembin parlamentin dhe t’i marrin deputetët zvarrë.
Lefter Maliqi: ”Me këtë veprim banditët e rilindjes i dhanë fund demokracisë dhe fillimit të instalimit të një diktature. Kam një bindje totale që sot, në orët në vazhdim, në ditët në vzahdim populli do marrë vetë në dorë fatet e vendit. Ashtu siç u shemb Teatri Kombëtar, ajo vlerë artistike, historike, muzeale, do të shembin parlamentin e Shqipërisë, të marrin zvarrë deputetët. Mos t’i lejojnë, dhe të fusin në panik diktatorin, ta fusin në bunker në mënyrë që vendi të kalojë sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme. Sepse jemi në ditën ku thërret qameti për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen e vendit.”