Maliqi: Rama po e përdor situatën e pandemisë për përfitimet e tij elektorale dhe personale
Deputeti Lefter Maliqi deklaron se kryeministri Edi Rama po e përdor gjendjen e pandemisë për përfitimet e tij elektorale dhe personale.
I ftuar në 7 pa 5 në Vizion Plus, Maliqi shprehet se ka qenë kundër zgjatjes periudhës së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, që u miratua dje në Kuvend.
Maliqi shprehet se Rama po e drejton qeverinë nga Surreli.
Ndër të tjera, Maliqi ka komentuar edhe qëndrimin e Presidentit Ilir Meta për dekretimin e ndryshimeve në Kodin Penal, duke u shprehur se kreu i shtetit po vepron në përputhje me situatën dhe po bën detyrën e tij si sovran i popullit.
Për vijim, ju ftojmë të ndiqni videon e plotë të intervitës së Maliqit