Maliqi-Ramës: Bëhu burrë dhe votoje Refomën Zgjedhore. Shtrëngo rripat dhe prano fundin

Deputeti Lefter Maliqi, ka komentuar përmes takimin e kryeministrit Edi Rama me opozitën parlamentare, ku thotë se Rama do ta votojë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Përmes një postimi në facebook, Maliqi i bën thirrje kreut të qeverisë që të lërë lojrat e të sjellë Reformën Zgjedhore për votim në Kuvend.

Nga ana tjetër, ai thotë se sfidën Rama e ka me opozitën politike që është jashtë sallës së Kuvendit, ndaj dhe i kujton edhe zgjedhjet e ardhshme.

”Shtrëngo rripat dhe prano fundin në zgjedhjet e ardhshme ku gropën më të madhe e ke nga socialistët e zhgënjyer, bashkëpunëtoret e tu që u fute thikën pas shpine si mosmirënjohës dhe nga mallkimet e qindra e mijra shqiptarëve qe i ke terrorizuar, kërcënuar, varfëruar, burgosur etj etj”.

Postimi i plotë

Ramzi lëre aktrimin, intrigën, show-n se të doli boja jo vetëm në Shqipëri por dhe tek ndërkombëtaret. Frikacak boll bëre të fortin, mos hidh gurin e fshih dorën, do e votosh si çeço marrëveshjen për Reformën Zgjedhore të 5 qershorit në Rezidencën Amerikane.

Mos shit mënd se spo shet ikona, mos përdor e shit opozitën parlamentare duke përbërë lajm fallco se po u mbush mëndjen sot me takim të dytë. Bëhu burre sille shpejt marrëveshjen zgjedhore për votim në Parlament se garën, sfiden e ke me opozitën legjitime jashtë.

Votat i ke mbi 100 kur do siç i ke pasur për PPP-të, KÇK, Klsh, antishpifjen, komisionin farsë për shkarkimin e Presidentit etj, stë pijmë me ujë djallëzit, aktrimet.

Shtrëngo rripat dhe prano fundin në zgjedhjet e ardhshme ku gropën më të madhe e ke nga socialistët e zhgënjyer, bashkëpunëtoret e tu që u fute thikën pas shpine si mosmirënjohës dhe nga mallkimet e qindra e mijra shqiptarëve qe i ke terrorizuar, kërcënuar, varfëruar, burgosur etj etj.

SHKARKO APP