Maliqi – Ramës: Mosmirënjohës i vlerave, mashtrues i pështirë, mik i oligarkëve, krimit, Vuçiçit, Stanishiqit, i kujt je?
Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi lëshon akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
“Hamzai (thika mbas shpine e Skënderbeut) në Kongresin e Rilindjes së krimit tregon përralla se do rrisë rrogat në 2021-n, etj., kujton se populli i beson.
Thotë që populli nuk ngatërron 2 marsin ditën e Besëlidhjes, pasi Skënderbeu s’ka lidhje me armikun e reformës në drejtësi.
Po ti o i pabesë armiku i kujt je? I shqiptarëve, i kosovarëve, i socialistëve, i miqve e bashkëpunëtorëve, që i përdore, i fute në burg, e i hodhe në rrugë.
Mosmirënjohës i vlerave, i besës, mashtrues i pështirë, aktor e piktor i dështuar, mik i oligarkëve, krimit, Vuçiçit, Stanishiqit, etj.
2 Marsi dita e bardhë për shqiptarët dhe dita e zezë për ty, pranvera e lirisë dhe e zgjimit për shqiptarët dhe pranvera e fundit për një të pa fe, apatik, për një njeri që e shikon Shqipërinë si mjet e jo si qëllim.
Droga, krimi, korrupsioni, antivlera janë sinonimi i viteve të qeverisjes mafioze Rilindase nën drejtimin e Hamzait, armikut të Skënderbeut”, deklaron deputeti Lefter Maliqi.