Maliqi: Rilindja t’i lërë marifetet me regjistra votash të komanduara, sepse shanset për të fituar i ka 0
Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, deklaron se s’ka vaksinë që ia shëron plagët e 8 viteve këtij populli që rilindaj ua ka shkaktuar.
Përmes rrjeteve sociale, ndërsa publikon pamje nga takimet e tij elektorale në Qarkun e Beratit, Maliqi thekson
“S’ka vaksinë që ia shëron plagët e 8 viteve këtij populli.
Rilindja t’i lërë marifetet me regjistra votash të komanduara, sepse shanset për të fituar i ka 0.
Ky popull kërkon ndryshimin e madh më 25 prill.
Berati i jep 3 mandate LSI-së, ndërsa Shqipëria i jep fitoren spektakolare Opozitës së Bashkuar”, shprehet Lefter Maliqi.