Maliqi sfidon SPAK: Nëse do drejtësi, të hetojë Ministrat e Ramës dhe pasurinë e tij
Deputeti, Lefter Maliqi, e cilëson një sulm politik nga një shtet banditesk që është drejt fundit presionin policor ndaj Rtv Ora dhe Ora News.
I ftuar në Ora News, ai kujton kohën kur ka qenë drejtues i policisë, duke u shprehur se aq policë sa gjeti para televizioneve nuk janë përdorur për ndjekjen e Altin Dardhës, autor i 61 vrasjeve.
Lefter Maliqi: Veprime banditeske të një shteti rilindas kriminal. Kam qenë drejtues policie, kam drejtuar operacione në 1997 dhe nuk kam bërë këto aksione siç pash sot para televizioneve tuaja. Edhe kur kemi ndjekur Altin Dardhën që ka kryer 61 vrasje në Berat nuk kemi parë kaq forca policore, ashtu siç nuk kemi parë kaq forca policore dhe kur u shemb teatri.
Janë veprime me prapaskenë politike të një krimineli që drejton qeverinë, i lidhur me krimin dhe bandat që shantazhon median. Veprimi i sotëm është për të vënë duart në kokë por edhe për të qeshur.
E ndalojnë me polici rrugore dhe pastaj dalin nga makina policë me maska. Nëse kishin incidicie mund të çonin letrën me atë me syze. Ky është presion ndaj çdo individi, media, biznesmeni që është kundërshtar me Ramziun që është akoma në ditën e tretë të zizë, por ky e ka mendjen vetëm te pasuria, pushteti dhe marrëzia.
Nuk merren me krimin por me njerëzit e vegjël pa krahë për ti goditur. Ky do pushtet.I ka bërë gropën PS. Godet median kundërshtare.Siç mbylli Agon Channel, ashtu si kërkoi ti mbyllë gojën Ylli Rakipit, goditjet në makinë në Lubonjës. Është njeri frikacak por përbindësh. I ka mbushur burgjet me të varfër dhe bosët e krimit një pjesë kanë dalë dhe një pjesë po tentojnë të dalin.
Maliqi sfidon SPAK të nisë një hetim të gjerë nëse vërtet dashka drejtësi.
Lefter Maliqi: Kur ky dashka drejtësi. Të hetojë të gjithë mediat, ato që e mbrojnë atë, dhe të gjitha me radhë, si e kanë vënë pasurinë, të gjithë ata që kanë resorte, biznese gjigante, të hetojë ministrat e tij, vëllain e tij. Por edhe pasuritë ku i ka dhe nuk i ka se nuk ka vetëm një bunker. Është një flluskë sapuni se po vjen vjeshta. Ju keni bërë kritika edhe ndaj PD dhe LSI. Keni bërë pasqyrim real.
Ky po e pret dështimin se i ka dalë boja për çdo gjë, mund të ketë probleme vjeshta dhe të ndodhin zgjedhjet e parakohshme në nëntor, por sidoqoftë në prill janë zgjedhjet. Ky nuk do kritika.Këto veprime vetëm sa e rëndojnë, më të keq do ta ketë fundin, nuk e falin shqiptarët.Ata policë që ishin jashtë të marrin kosën dhe të korrin drogën. Ky ka frikë se nesër SPAK i vërtetë do ta hetojë këtë. Edhe për këtë veprim bën sikur nuk di gjë por janë të gjitha veprime të tij.Jam i bindur që kjo është një marrëzi e radhës së tij që tregon fundin që e pret.
Marrë shkas nga të gjitha rastet flagrante të paligjshmërisë dhe shkeljeve, Maliqi apelon opozitën politike që të insistojë fort në ngritjen një orë e më parë të Gjykatës Kushtetuese.
Lefter Maliqi: I bëj thirrje opozitës të kërkojë sa më parë Gjykatën Kushtetuese, ajo vjen e para dhe pastaj kodi zgjedhor.