Maliqi: Shkarkimi i Metës qesharak, anëtar edhe Baba Taku që do para për të kaluar pensionin me babylino

I ftuar në Ora News, deputeti Lefter Maliqi u shpreh se nisma për shkarkimin e Metës, është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vjedhja e votave me patronazhistë.

Ai tha se dora kriminale bëri batërdi në zgjedhje nën thundrën e policisë dhe prokurorisë që i kanë dhënë krah krimit për të kërcënuar dhe për të ndarë para mes tyre.

Maliqi: Nisma për shkarkimi ne Metës, është një diversion politik për të shmangur vëmendjen nga vjedhja e votave me patronazhistë. Kjo është një shashkë e radhës sepse nuk ka një shkelje sepse presidenti largohet vetëm kur bën ndonjë krim të madh kriminal. Dora kriminale bëri batërdi në zgjedhje nën thundrën e policisë dhe prokurorisë që i kanë dhënë krah krimit për të kërcënuar dhe për të ndarë para mes tyre. SPAK-u dhe prokuroritë nuk kanë vepruar aspak lidhur me krimin elektoral. Vepra e blerja e votës ka ndodhur para votimeve.

SHKARKO APP