Maliqi: Shqipërinë po e drejton mafia, krimi i organizuar ka mbështetjen e policisë
Deputeti Lefter Maliqi, ka komentuar aktualitetin politik në vendin tonë.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Maliqi teksa ka folur për diskutimet që u bën ditën e sotme në Kuvend, ku i pranishëm ishte dhe kreu i SPAK Arben Kraja.
Ai u shpreh se në vendin tonë drejton mafia dhe sipas tij kjo e fundit është bërë njësh me politikën.
“Në Shqipëri drejton mafia është bërë njësh me politikën, me rilindjen me qeverisjen. Krimi organizuar merr të gjitha tenderat publike, krimi i organizuar u bë njësh edhe me përkrahjen e policisë së shtetit. Sot prokurori i përgjithshëm, nuk kam gjë personale me të, është prokuror që shikon me syrin e natës dhe jo prokuror që shikon në syrin e ditës.
Keqardhje për milionat e hedhur nga BE deri më tani, pasi kemi parë prokurorë që janë larguar, një ndër ta është prokurori i krimeve të rënda, Anton Martini, i cili mbahet mend për arrestimin e njerëzve me bujë në botën e krimit. Po ashtu dhe Arben Frashëri, edhe I ky I hedhur në rrugë”, deklaroi Lefter Maliqi.
Maliqi theksoi se drejtësia nuk merret më bosët e krimit por me njerëzit e varfër.
“Peshqit e mëdhenj janë rrugëve, drejtojnë biznese, drejtojnë tendera, drejtojnë shumë pasuri, ndërkohë peshqit e vegjël arrestohen. Mbi 6 mijë të burgosur që janë sot mbi 4 mijë e 500 ishin njerëz të varfër, për energji elektrike , për kundërshtim të punonjësve të policisë, ose për 30 gram drogë.
ligarkët janë njësh me qeverinë. Drejtësia nuk merret me bosat e krimit. Me ministrat e korruptuar nuk janë marrë dhe nuk po merren me,deputetët që kanë pasuri të palujtshme, nuk janë marrë dhe nuk po merren. Këta merren me njerëz të dorën se dytë, përdorën parlamentin për të miratuar ligje. Miratuan ligje në bazë të interesit në përfitim të krimit të organizuar. Prokuroria fle mbi dosjet”, theksoi Maliqi.