Maliqi: “Skënderbeu” i Rilindjes dhe Hamzai i Partisë Socialiste…

Deputeti i pavarur, Lefter Maliqi shprehet se kryeministri Edi Rama do të njihet në histori si njeriu që ka kryer më shumë aktet kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.

Në një postim në Facebook, Malisi shprehet se më 25 prill Edi Rama duhet ndëshkuar për keqqeverisjen, por edhe për tradhti.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Te dashur miq! Është e diel dhe doni të rrini larg politikës, por kur vjen puna te e Keqja e Madhe e Shqipërisë, nuk duhet bere asnjë ditë pushim për ti treguar vendin. Mjafton të bëni një kërkim te thjeshtë në Google; “Edi Rama, tradhtar”, dhe aty te dalin shkrime dhe akuza pafund për tradhtitë e këtij njeriu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky njeri pa din e iman, mban emrin tradhtar ne Kosovë, ku bashkë me vllaun e tij Vuçiç, bashkëpunuan kundër interesave të Kosoves, qe nga shkembimi i territoreve, mini-shengeni (projekt jugosllav), taksa e Rruges se Kombit( qe tani thote se e ka bere qeveria e ketij) qe ndau shqiptaret ne dy anet e kufirit ku traret duhet te ishin hequr me kohe, e deri te bashkepunimi i fresket me Presidentin serb, qe ky i fundit gjoja e sulmon dhe ky i Zi shitet si patriot, vetem per perfitim elektoral. Ky Kryemafioz, qe i fut hundet gjithandej (si ne Mal te Zi, ku ishte vete serbi Vulin qe ia perplasi ne fytyre), kudo ku zgjat duart, e ben vetem per dy arsye; tradhti+perfitim personal. Ky tradhtar i interesave te kombit shqiptar, eshte fiks sic e ka komentuar para disa kohesh profesori i nderuar Paskal Milo: ‘Rama eshte Skenderbeu i Rilindjes dhe Hamzai i Partise Socialiste’. Por ne nje pike nuk jam dakord me kete percaktim, se ky njeri i Dal-Boje, nuk eshte as Hamza tradhtari, sepse ai pati nje fund me pendim, kurse ky as e ka ndermend kete gje, se po ta kishte, te pakten do shpetonte edhe ate PS qe ka mbetur. Ky tradhtar i poshter, po kerkon mandatin e trete per te copezuar trojet shqiptare e per te larguar nga vendi edhe kete pjese te shqiptareve qe ka mbetur, pasi edhe raporti i fundit nderkombetar, e renditi Shqiperine te dyten pas Sirise, per numrin e azilkerkuesve. ALARMANTE! Ky Kryemafioz e do mandatin e trete (sic e tha gazetarja e nderuar Sonila Meco), per te zhbere Partine Socialiste, pasi ne dy mandate punoi vetem per te larguar shqiptaret. Shqiperia po qeveriset nga krimi, bandat, droga, korrupsioni, oligarket dhe kjo duhet te marre fund, ndryshe nuk ka te ardhme ky vend. Koha per te shporrur kete te keqe qe ka mbire vetem per te vjedhur, grabitur, shtypur, gjobitur, eshte TANI. Vota e 25 Prillit nuk ka pasur ndonjëherë vlerë më të madhe se këtë radhë.

Unë kam besim, kini edhe ju bashkëkombasit e mi, sepse dita e madhe po afron.

Opozita e Bashkuar PD-LSI, është e vetmja alternativë shpëtimi për vendin, ndaj dhe fitorja e saj do jetë spektakolare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?