Maliqi: Socialistët e ndershëm drejt LSI-së. Kryerilindasi është tërbuar dhe po sajon skenar me Polici
Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, thotë se në këtë parti po vërshojnë socialistët e ndershëm, ndaj dhe sipas tij, kjo e ka tërbuar kryerilindasin (kryeministri Edi Rama), ndaj dhe ka sajuar skenarë me Polici. Nga ana tjetër, ai thotë se në zgjedhjet e 25 prillit, LSI-ja merr 3 mandate në Berat.
Postimi i plotë
Të gjithë socialistët e ndershëm po vërshojnë drejt LSI-së, dhe kjo e ka tërbuar Kryerilindasin, aq sa po sajon skenar me ‘Polici’ ndaj LSI-së, për të mbuluar blerjen e votave nga PS-ja me shishe vaji. Takimet tona janë plot me qytetarë, të gjithë vijnë me dëshirë, jo me detyrim siç është demaskuar kampi mavi. Por LSI-ja do ti japë goditjen finale Rilindjes më 25 Prill, duke nisur me 3 mandatet në Berat.