Maliqi: Të bashkohemi më 11 dhjetor, reagim deri në rrëzimin e qeverisë së krimit

Ish-deputeti Lefter Maliqi thotë se mandati i 3-të i Edi Ramës është mandat krimi dhe babëzie. Për të në Shqipëri është vrarë e ardhmja, po vritet demokracia dhe jeta e njeriut po ikën si pulë.

Postimi i plotë

Vrasje çdo ditë, krim, korrupsion, drogë, varfëri, papunësi ky është mandati i 3-të i krimit të Rilindjes së babëzisë. Tek ne është vrarë shpresa është vrarë e ardhmja, po vritet demokracia, po ikën jeta e njeriut sikur te ishte pulë.

Vrasje mes Tiranes, vrasje mes Elbasanit, Lushnjes, Vlorës, Shkodrës, kudo kufoma të dekompozuara në malin me gropa në Dajt, në Peqin, makina të djegura, kudo vrasës me pagesë.

Boll më me aktrimin qeveritar, me ministër të familjes së kryemafiozit Rama. Vjedhja, blerja e votes, kërcënimi,manipulim i votuesve çon në keqqeverisje, në krim, korrupsion, pasiguri, varfëri.

Kjo pasi s’ka pas opozitë dhe shoqëri civile për reagim. Koha të bashkohemi në 11 dhjetor si opozitë dhe të reagojmë fort deri në rrëzimin e qeverisë së krimit dhe vendosjes së rendit, demokracisë dhe votës së lirë. Të bashkuar drejt fitores.

SHKARKO APP