Maliqi thirrje ambasadores Kim: Plani mafioz i Ramës për sabotimin e Zgjedhores, reagoni ashpër. O sot, o kurrë
Deputeti Lefter Maliqi, përmes një mesazhi publik drejtuar ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe ndërkombëtarëve, thotë se kryeministri Edi Rama po saboton marrëveshjen zgjedhore të firmosur në Rezidencën Amerikane. Sips tij, Rama ka një plan B për të vonuar votimin e Reformës Zgjedhore.
”Duke marrë parasysh faktin se mbi 10 deputët e opozitës parlamentare do ta votojne atë, ai është frikësuar se marrëveshja mundet të votohet me mbi 84 vota. Në këtë mënyrë KM jonë po vë në praktikë planin B, duke zgjatur votimin e marrëveshjes dhe duke bërë çdo llogari për ta sabotuar atë”.
Nga ana tjetër, Maliqi i kërkon që Kim të ndalë këtë sabotim, ku i thotë se duhet të reagojë ashpër, o sot o kurrë. ”Le te çlirojmë institucionet e kapura, drejtësinë, pushtetin lokal, parlamentin. Duhet të shpëtojmë një orë e më parë nga krimi, droga, korrupsioni, oligarkët, bandat! Une besoj shpresëplotë, se së bashku me SHBA dhe Ndërkombetarët, ne do tia dalim”.
Shkrimi i plotë nga Lefter Maliqi
Znj Ambasadore e SHBA , te nderuar Nderkombetare. Ka ardhur koha ti tregoni vendin “Vampirit” politik te pasurise dhe interesave te Shqiptareve. Plani i tij eshte djallezor, intrigues i pabes i nje KM mafioz, kunder SHBA-ve e Nderkombtareve. “Gruaja e Bilalit” po saboton marreveshjen zgjedhore te firmosur ne Rezidencen Amerikane. Pasi nxori sherbetoret e tij pseudoopozitare tani nxori hapur deputetet e tij ne deme te marreveshjes zgjedhore ne Rezidencen Anerikane. Tashme i doli boja “Beut te Surrelit”. Populli e njohu me ne fund aktrimin, mashtrimet, abuzimet e tij, por tani po e njeh dhe Ambasadorja Amerikane, si edhe Departamenti i Shtetit, po ashtu edhe KE, PPE, OSCE-ODIHR, VENECIA etj.
Duket qarte qe ai nuk do ta votoje marreveshjen zgjedhore nga frika e votave, te cilat nuk do ti mari kurre. Me intrigat e tij, nxiti per te mos votuar mbi 20 deputetet e opozites se re, te cilet i ka pasur ne rresht dhe i ka per te gjitha votimet antikushtetuese si PPP-te, anti-shpifja, pergjimet, Kck, komisioni hetimor per Presidentin, e shume e shume ligje qe kane votuar, ashtu siç ka dashur ai. Ky njeri eshte shume i djallezor, sepse ne dukje premtoi qe me 78 deputetet e tij do ta votonte per te treguar se i qendron marrveshjes. Duke mare parasysh faktin se mbi 10 deputet e opozites parlamentare do ta votojne ate, ai eshte frikesuar se marreveshja mundet te votohet me mbi 84 vota. Ne kete menyre KM jone po ve ne praktike planin B, duke zgjatur votimin e marreveshjes dhe duke bere çdo llogari per ta sabotuar ate. Keshtu ai nxjerr deputetet e tij “dele” te Ps, dje, por edhe sot e mbase dhe ne ditet ne vazhdim, si zera kundra marrveshjes. Une nuk e besoj se deputetet e Ps te listes se “gruas se Bilalit” te votojne kundra porosise se tij, pasi i ka ne rresht dhe kjo duket qarte sepse ne ate parti nuk ka zera kundra.
Atehere znj. Ambasadore, ju e kuptoni qarte planin e tij djallezor e mafioz i cili eshte kundra interesave te Shqiptareve, por edhe kundra Nderkombetareve. Ky njeri, qe per fatin tone te keq e kemi ne krye te shtetit, eshte pro oligarkeve, krimit, bandave qe e komandojne, duke e mbajtur peng te interesave te tyre, te lidhur me tenderat, drogen, korrupsionin, zaptimin e pronave etj . “Vampiri” i shqiptareve ka frike nga Koalicioni Opozitare PD -Lsi dhe forcat e tjera te opozites dhe socialisteve te zhgenjyer, pasi jane fitues perball Rilindjes te krimit, coopullimit, varferise, pasigurise, mashtrimit, aktrimit, droges, imoralitetit politik. Eshte me se e qarte, se Nderkombetaret po presin se kush do ta hedhi ne ere reformen dhe kjo duket qarte se kush është “Gruaja e Bilalit”.
Shpresoj qe reagimi nga ana juaj duhet te jete i ashper, o sot o kurre. Ky reagim uroj te vije nga Ambasadorja e SHBA -ve, si edhe Nderkombetaret por edhe nga populli Shqiptar i cili tashme e ka kuptuar, se çfare njeriu ka ne krye te vendit. Le te çlirojme institucionet e kapura, drejtesine, pushtetin lokal, parlamentin. Duhet te shpetojme nje ore e me pare nga krimi, droga, korrupsioni, oligarket, bandat! Une besoj shpreseplote, se së bashku me SHBA dhe Nderkombetaret, ne do tia dalim! Demokracia dhe e ardhmja e vendit ne BE do fitojë.