Maliqi, thirrje deputetëve të opozitës parlamentare: Mos u bashkoni me fundin e turpshëm të Beut të Surrelit
Nga Lefter Maliqi
Vendi i Demokracisë së vërtetë, SHBA, përshendet marrëveshjen për reformën zgjedhore, e cila është hapi i parë për ikjen e Diktatorit Rama. Ftoj miqtë e mi të opozitës parlamentare të mos bashkohen me aktrimin dhe fundin e turpshëm të Beut të Surrelit. “No more jokes”, Rama!
Amerika është vendi që shqiptarët e duan për shumë arsye dhe Amerika nuk lodhet duke na mbështetur në çdo formë.
Dhe USA meriton seriozitet!
Rama, se ti di anglisht me mirë se unë, po ama këtë shprehjen fiksoje “No Jokes”.
Se ti shikon dhe filma. Po, po, për atë të fundit e kam. Joker-in.
No jokes! No films! No Joker! Konflikti është ai që lind drama, sa më shumë konflikt gjen aktori, aq me interesante bëhet shfaqja e tij – kështu thoshte në fillim te viteve 70′ Michael Shurtleff, një prej Uraganëve të Broadway-t. Ndërkohë, Ramziu një kopjac i keq dhe pa pikë virtualiteti kërkon të gjejë kudo konflikt në favor të performancës së tij. Harron ky ditëzi e dritëshkurtër se Amerika nuk ia beson fatin e shqiptarëve apo integrimin si të tillë një pseudoartisti dalë bojë që për më tepër aktrimin e kthen në palaçollëk. Unë votoj marrëveshjen e mbështetur nga Sekretari Amerikan Pompeo sepse nuk lejoj askënd të veprojë kundër partnerit strategjik ??????.