Maliqi: Tmerr njerezor në kufi me Greqinë
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar për situatën në Kakavijë duke akuzuar qeverinë për mos menaxhim të krizës. Maliqi shprehet se gjithë institucionet kanë dështuar dhe kryeministri është përgjegjës për lënien e njerëzve në mëshirë të fatit.
Postimi i plotë i Maliqit në Facebook:
Ramzi me fytyren, shpirtin, zemren me te zeze se maska. Te mungon ndjeshmeria por jo hipokrizia dhe ligesia. 4 dite mijera shqiptare, burra, gra, pleq e femije ne meshire te fatit ne kufi me Greqine. Dhjetra te semure, pa buke, pa uje, pa vende per nevojat personale, femija 10 vjec i vdekur nga ambulanca e shtetit.
Turp, skandal, mizori, papergjegjshmeri. KM ne plazh as do t’ja dije, Majko vazhdon heshtjen, Caka ne gjume te rritet. Sa poshte kemi rene, i dhate timonin, tepsine e po merrni tymin, ndotjen, shtypjen, nenshtrimin, percmimin. Ramzi pushteti i madh, paraja e tepert do te haj koken, te jane errur syte, te jane enjtur trute nga babezite.
Mallkimi i atyre nenave, baballareve qe po i le mes rruges, i artisteve qe i torturove mbi 2 vjet, i gazetareve qe ke shantazhuar dhe i ke denigruar, i studenteve qe mashtrove, i banoreve te astirit dhe bregut te lumit qe i dhunove dhe u shkaterrove banesat, i familjareve te viktimave te 26 Nentorit, i familjareve qe kane humbur te afermit e tyre nga krimi e bandat te cilat i ke ortak, i dhjetra e qindrave te vrare, burgosur padrejtesisht, i te atyre qe i ke hequr nga puna, i atyre qe i detyrove me mijera te emigrojne, i kosovareve qe u vure traun e taksen dhe u bere pjese per shkembim territoresh si tradhtar e i pabese.
Varferimi, cpopullimi, pasiguria kane pushtuar vendin ne keto 7 Vite Rilindje kriminale. Vjeshta stina ku bien gjethet por kete vjeshte do bien dhe kembanat e alarmit, thirrjes se bashkimit dhe revoltes popullore kunder Diktatures qe po instalohet. Fundi i diktatoreve dihet?.