Maliqi u drejtohet socialistëve të zhgënjyer: Pas kësaj situate të vështirë, duhet ringritje për drejtësi e demokraci

Deputeti  Lefter Maliqi deklaron se pas kësaj situate të vështirë që po kalojmë Revolucioni Demokratik është domosdoshmëri.

Në një postim në Facebook, Maliqi u drejtohet socialistëve të zhgënjyer, demokratëve, opozitarëve se pas kësaj situate duhet ringritje për drejtësi, për demokraci, për liri.

Postimi i plotë i Maliqit

Rend o Rend o Maratonomak

Rend dhe u thuaj se durimi ka kufij, ai ka kohë që ka përfunduar. Zemra e burrërisë shqiptare po vibron për revansh ndaj atij që e nëpërkëmbi. Panikut, terrorit, nënshtrimit, përbuzjes, mashtrimit, varfërisë, krimit, shpopullimit, korrupsionit, aktrimit po i vjen fundi.

Të dashur socialistë të zhgënjyer, demokratë, opozitarë dhe qytetarë, pas kësaj situate të vështirë që po kaloni duhet ringritje për drejtësi, për demokraci, për liri. Unë do jem me ju, njëri prej jush. Qeveria dhe Parlamenti janë tuajat, na qeverisni ju me fuqinë tuaj te zemrës dhe votës. Zbrazini nga hajdutët, të korruptuarit, analfabetët, të ligët dhe i mbushni me intelektualë, profesionistë, të ndershëm.

Dezifektoni Kryeministrinë, Parlamentin, Institucionet, Bashkitë. Fuqia juaj mposht çdo armik të dukshëm dhe të padukshëm. Revolucioni Demokratik është domosdoshmëri.

SHKARKO APP