Maliqi: Uraganin popullor nuk e ndal dot askush dhe asgjë. LSI niset me 3 mandate nga Berati
Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, edhe këtë të mërkurë ka vijuar takimet me banorët e këtij qarku, ku ndër të tjera thotë se uraganin popullor nuk e ndal dot askush dhe asgjë dhe se LSI-ja në Berat merr 3 mandate.
Edhe pse renditet i shtati në listë, Maliqi thotë se pa asnjë pikë dyshimi mandatin e deputetit e merr vetë. Në zgjedhjet e 2017, LSI-ja në qarkun e Beratit mori 2 mandate.
”Ramziu rruajti kokën sot, shqiptaret do ‘rruajnë’ Rilindjen më 25 Prill. Të gjithë bashkë për ndryshimin e madh, më të bashkuar dhe motivuar se kurrë. Uraganin popullor nuk e ndal dot askush dhe asgjë. LSI niset me 3 mandate nga Berati për t’ju bashkuar fitores së madhe të Opozitës së Bashkuar më 25 Prill”,-shkruan Maliqi në facebook.