Maliqi: “Zjarri” që është ndezur në Berat do djegë Rilindjen më 25 Prill!

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, deklaron se zjarri që është ndezur në Berat do djegë sektin e “Rilindjes” që udhëhiqet nga Edi Rama më 25 Prill.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, duke marrë shkas dhe nga ngjarjet në aeroportin e Rinasit, Maliqi shprehet se më 25 Prill, shkarkohen kontrollorët e Rilindjes dhe shqiptarët bëhen kontrollorët e vetëm të qiellit dhe tokës së Shqipërisë.

“Zjarri që është ndezur në Berat do djegë Rilindjen më 25 Prill! Jemi të gjithë bashkë, të bindur për votën që do të hedhim, dhe te sigurtë për fitoren që do të korrim.

Më 25 Prill, shkarkohen kontrollorët e Rilindjes dhe shqiptarët bëhen kontrollorët e vetëm të qiellit dhe tokës së Shqipërisë.

3 mandate të sigurta për LSI-në, fitore spektakolare për Opozitën e Bashkuar”, shprehet kandidati i LSI-së për deputet në Berat, Lefter Maliqi.

SHKARKO APP