”Malltezi është i burgosuri politik i Ramës”, Berisha: Ka denoncuar qindra herë aferat e qeverisë

Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha pretendon se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është i burgosuri politik i kryeministrit Edi Rama, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat, Berisha tha se Malltezi ka denoncuar me qindra herë aferat e qeverisë ”Rama 3”.

”Rama mbrëmë në një monolog me mediat e Bolinos, dëshmoi qartë se ai personalisht është prapa aktit hakmarrës primitiv, të vendosjes antikushtetuese të masave të sigurisë ndaj meje dhe burgosjes politike të Jamarabër Malltezit.

Rama me mashtrimet e tij provoi mbrëmë përfundimisht se ai ka urdhëruar burgosjen politike me çdo kusht të Jamarbër Malltezit, sepse ky i fundit, në mbrojtje të interesit publik, ka denoncuar me dhjetëra në mos qindra herë, betonizimin e Tiranës nga Edi Rama, të bazuar në korruptimin e tij nga ndërtuesit e kryeqytetit.

Është ai që ka denoncuar me dhjetëra e dhjetëra herë thjeshtrën e parë të vendit, vajzën e familjes Rama për dhjetëra tendera të fituar, në shkelje flagrante të Kushtetutës së vendit”,-tha Berisha.

SHKARKO APP