Manastirliu: 2,670 familje në Lezhë kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur

2,670 familje në Lezhë kanë përfituar nga programi universal i bonusit të bebes për çdo të porsalindur. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar fotot e veçanta të ardhjes në jetë të foshnjeve në Maternitetin e ri të Lezhës.

Manastirliu shprehet se në këtë materniteti ofrohet shërbim mjekësor i kualifikuar, duke shtuar se nuk do të ndalen investimet për ndërtimin e materniteteve të reja në Kukës, Berat dhe Tiranë.

“Si Dorina, Sonela dhe Lida, nënat e reja që sjellin në jetë fëmijët e tyre në Maternitetin e Ri të Lezhës kanë të garantuar shërbim mjekësor të kualifikuar, në infrastrukturë të standardeve bashkëkohore.

Swiss Digital Desktop Reklama

2,670 familje që janë gëzuar me fëmijë në Lezhë kanë përfituar edhe nga programi universal i bonusit të bebes për çdo të porsalindur. Vijojmë pa u ndalur me investimet shëndetin e nënës dhe fëmijës, për ndërtimin e materniteteve të reja edhe në Kukës, Berat dhe Tiranë”, shkruan Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?