Manastirliu: Do të vaksinohen policët dhe gazetarët e terrenit

Nga qyteti i Beratit, ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama deklaruan se do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe i policëve.

”Nga nesër do të fillojmë vaksinimin efektivëve të policisë, fillojmë me Tiranën. Gjithashtu edhe të gazetarëve të terrenit. Po ndjekim planin e vaksinimit të kombinuar, në grupet e riskut ku futeshin ata të shërbimeve kritike janë edhe këto dy kategori, që do të vijojnë me vaksinimin nga nesër me policët dhe sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit”.

Në anën tjetër, Rama bën thirrje që ”Askush të mos bjerë askush viktimë e hienave dhe kukuvajkave, vaksina e kompanisë kineze është një vaksinë e super suksesshme, që fuqinë e nxjerr çdo ditë e më shpejt nga tuneli i pandemisë. Është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të lindjes se mesme dhe të gjitha kurorat mbretërore të asaj zone kanë marrë këtë vaksinë dhe fakti që nuk ka hyrë në BE nuk ka lidhje me eficencën e vaksinës por çështjet e një natyre tjetër që ne nuk na intereson”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?