Manastirliu flet për variantet e reja të Covidit: Vaksina e vetmja armë për t’u mbrojtur nga virusi

“Vaksinimi me dozën e tretë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ata të cilët e kanë bërë vaksinën përpara 6 muajve. Ndaj ftoj të gjithë qytetarët edhe njëherë të mos e neglizhojnë bërjen e dozës së tretë, ashtu sikurse ne duhet të ecim me dozat e para të vaksinave, në mënyrë që të arrijmë mbulesë vaksinale sa më të gjerë”. Nga qendra shëndetësore e Vorës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apeloi qytetarët të vaksinohen sa më parë kundër Covid-19, në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rritur alertin për variantet e reja të COVID-19.

 

Duke folur për rëndësinë e vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë tha se faktet tregojnë se të shtruarit që aktualisht janë në spital, janë kryesisht të pavaksinuar.

Vaksinimi është e vetmja armë që ne kemi për të kufizuar përhapjen e pandemisë dhe sigurisht për të shmangur format e rënda të sëmundjes apo fatalitetet. Ashtu sikurse po shihen edhe nga të dhënat që ne kemi nga spitali Infektiv, mbi 94% të rasteve të shtrimeve me komplikacione janë ata të cilët nuk janë vaksinuar. Është një infektim i rasteve të pavaksinuara, pra i pavaksinuarve quhet epidemia e të pavaksinuarve në fakt sepse është aty ku po shohim një përhapje të gjiërë të virusit. Dhe për këtë arsye nevojitet një sensibilizim i shpejtë”, tha Manastirliu.

Manastirliu apeloi edhe për vaksinimin kundër gripit, për të përballuar sa më mirë sezonin e dimrit.

SHKARKO APP