Manastirliu: Lufta fitohet veç me bashkëpunimin e qytetarëve

Teksa dha lajmin se spitali ”Shefqet Ndroqi” si spital Covid-2 realizoi një operacion kirugjikal tek një 18-vjeçare, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se lufta me këtë pandemi bëhet veç me bashkëpunimin qeveri-qytetarë. ”As testimet dhe mjetet mbrojtëse dhe as strukturat e reja spitalore, as puna e palodhur nuk do të mjaftonin pa bashkëpunimit tuaj. Mos kujtoni se do ja dalim me pak të sëmurë dhe me pak dëme se vendet e tjera. Nëse ja dalim kjo do të ndodh po u zbatua pakti që i kemi bërë njëri tjetrit. Shërbimi me mjekët dhe mbajtja me informim për çdo zhvillim ndërsa ju të zbatoni masat e higjenës dhe distancimi. Kjo është e vetmja rrugë. Do t’ja dalim”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/226940381844050/

SHKARKO APP