Manastirliu: Mbajtja e maskave, një hap për të kufizuar përhapjen e virusit
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në seancën e kësaj të enjte në Kuvend se mbajtja e maskave është një hap për të kufizuar përhapjen e virusit. Ajo theksoi se nuk mund të bëhet politikë me virusin.
“Mbajtja e maskave është një hap për të kufizuar përhapjen e virusit. Maska, distacimi social dhe higjena janë e rregullat kryesore. Sot në Parlament po bëhej politika e ditës me virusin. Konteksti është i qartë, kush nuk do të shohë qartë e përdor këtë situatë për politikë. Edhe ata që janë jashtë kërij parlamenti flasin edhe me lapsuese. Kjo është një luftë e të gjithë qytetarëve shqiptare, dhe në këtë mënyrë po shmangin një mbyllje të dytë. Jam sot shumë e kënaqur që kam parë që qytetarët po mbajnë maska, dua që kjo gjë të vijojë edhe në ditët e ardhshme. Ne e kemi mirëmenaxhuar këtë situatë. Qëllimi ynë është që qytetarët të marrin shërbimin shëndetësor që meritojnë“, u shpreh ministrja.