Manastirliu pret Eva Buzon që notoi nga Italia në Vlorë: Burim frymëzimi për të rinjtë që sportin ta bëjnë pjesë të jetës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka pritur në një takim avokaten Eva Buzo, e cila përshkoi pak ditë më parë me not 92 km nga brigjet e Italisë, deri në Vlorë. ”Mbresëlënëse biseda me Eva Buzon, një shembull i jashtëzakonshëm guximi dhe vendosmërie. Eva na tregoi se çdo kufi mund të tejkalohet kur beson në vetvete”, shkruan Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

Po ashtu Manastirliu thekson se ky sukses për Evën nuk ishte vetëm një ëndërr e realizuar, e një amanet i përmbushur, por edhe një burim frymëzimi për të rinjtë tanë që sportin ta bëjnë pjesë të jetës dhe arritjeve të tyre personale. Eva Buzo përfundoi më 19 gusht të këtij viti udhëtimin e saj me not prej 92 km, që zgjati 34 orë.

”Mbresëlënëse biseda me avokaten Eva Buzo, një shembull i jashtëzakonshëm guximi dhe vendosmërie! Ajo përshkoi me not 92 km nga brigjet e Italisë deri në Vlorë, duke na treguar se çdo kufi mund të tejkalohet kur beson në vetvete. Ky sukses për Evën nuk ishte vetëm një ëndërr e realizuar, e një amanet i përmbushur por edhe një burim frymëzimi për të rinjtë tanë që sportin ta bëjnë pjesë të jetës dhe arritjeve të tyre personale”,-shkruan Manastirliu.

SHKARKO APP