Mandati i deputetit Koço Kokëdhima, mblidhet Këshilli për të diskutuar kërkesën e PD

 

Rreth orës 18:30 nisi mbledhja e Këshillit të Mandateve për të diskutaur kërkesën e PD për heqjen e mandatit të deputetit socialsit Koço Kokëdhima.

Deputet Koço Kokëdhima i kontaktuar me telefon nga Ora News tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, por  garantoi se avokati i tij do të marrë pjesë dhe do të paraqesë një dosje me dokumenta që rrëzojnë pretendimet e Opozitës kundër tij.

Partia Demokratike prej javësh kërkon që deputetit socialist t’i hiqet mandate pasi akuzon se në shkelje me ligjin ka përfituar fonde publike.

Sipas PD, Kokëdhima po mbrohet nga kryeministri Rama i cili po tregon dy standarde për çështjen e deputetëve që kanë probleme ligjore.

Sipas selisë blu, Deputeti Kokëdhima ka përfituar tendera edhe pse ligji nuk ja lejon përsakohë mban mandatin e deputetit.

Por pretendimet e PD janë hedhur poshtë nga Koço Kokëdhima i cili ka deklaruar se nuk zotëron më asnjë kompani që prej kohës që hyri në parlament.

SHKARKO APP