Mandati i deputetit Koço Kokëdhima, në 18:00 mblidhet Këshilli

Edhe pse ditë pushimi, kuvendi ka vendosur të mbledhë Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të diskutuar kërkesën e PD për Koco Kokëdhimën.

Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 18:00.

Partia Demokratike prej javësh kërkon që deputetit socialist t’i hiqet mandate pasi akuzon se në shkelje me ligjin ka përfituar fonde publike.Sipas PD, Kokëdhima po mbrohet nga kryeministri Rama i cili po tregon dy standarde për çështjen e deputetëve që kanë probleme ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas selisë blu, Deputeti Kokëdhima ka përfituar tendera edhe pse ligji nuk ja lejon përsakohë mban mandatin e deputetit.Por pretendimet e PD janë hedhur poshtë nga Koço Kokëdhima i cili ka deklaruar se nuk zotëron më asnjë kompani që prej kohës që hyri në parlament.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?