Mandati i Koços, reagon Basha: Triumf i drejtësisë në Ditën e Europës
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
Basha e cilëson këtë vendim si një triumf të ligjit dhe drejtësisë në Ditën e Europës.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës është një triumf i ligjit dhe i drejtësisë, edhe pse paligjshmëria dhe zullumi i oligarkëve është i pamatë e i pafund, e nuk mbaron me të dekretuarin prej Ramës si kryeministri i Jugut. Megjithatë, kjo është një betejë e fituar e Kushtetutës me shkelësin e saj, e ligjit me abuzuesin, e Partisë Demokratike me oligarkun, e qytetarëve me hajdutin. Ky është vendim drejtësie në Ditën e Europës”, shkruan Basha në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

