Mandati i Leskajt dhe Sulit, nesër mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend

Nesër paradite pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend, ku do të diskutohet për mandatin e deputetëve Rakip Suli e Valentina Leskaj.

Ata akuzohen nga opozii këta për përfitim fondesh publike.

Dërgimi në Gjykatën Kushtetuese për interpretim i mandateve të tyre, ishte një prej kushteve të opozitës për të marrë pjesë në tryezën e reformës në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një sërë debatesh në Kuvend, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj i kërkuan kryeparlamentarit Ilir Meta që të vendosej dërgimi i mandateve të tyre në Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbetet për t’u parë nëse pas kësaj, opozita do t’i rikthehet punës për reformën në drejtësi.

Ndërkohë në Gjykatën Kushtetuese është edhe çështja e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?