Mandati i Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin e plotë

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur arsyetimet për vendimin ndaj mandatit të Olta Xhaçkës.

V E N D O S I:

Pranimin pjesërisht të kërkesës.
Zgjidhjen e konfliktit/mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të
Republikës së Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt jo më pak se 1/10-ta e deputetëve.

Shfuqizimin e vendimit nr. 41/2024, datë 11.04.2024 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të
mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

SHKARKO APP