Mandati i tretë i PS, Gjiknuri: Kjo forcë do të përballojë edhe garat e tjera elektorale

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, e ka cilësuar një risi fitoren e tretë të PS-së në zgjedhje, sepse deri më sot asnjë parti nuk kam mundur të ketë 3 mandate.

”Mandati i tretë është një avantazh për partinë në pushtet, por nga ana tjetër kërkon një qasje tjetër nga ana e PS-së për të absorbuar edhe ndonjë konsum, edhe ndonjë problematikë që mund të paraqesë mandati i tretë dhe natyrisht një organizimi më i mirë i PS-së do të bëjë që kjo forcë të përballojë edhe garat e tjera elektorale”.

Po ashtu Damian Gjiknuri foli dhe për tërmetin, të cilin e cilësoi si një metaforë për fitoret e rëndësishme politike.

”Tërmetin do ta quaja një metaforë për fitoret e rëndësishme politike, vetë mandati i tretë i PS-së është një tërmet elektoral sepse asnjë nuk e ka menduar që një parti do fitonte mandatin e tretë”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP